Xhaka i larguar, Locatelli i transferuar – Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin 2021/22

Xhaka i larguar, Locatelli i transferuar – Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin 2021/22

10:39, 02/07/2021

Arsenali i sezonit 2021/22 pritet të këtë disa ndryshime të dukshme, pasi formacioni titullar pritet të pësojë tri deri në katër ndërhyrje.

Topçinjtë kanë pasur një sezonin për të harruar, ndërsa nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë vend që i dërgon në garat evropiane.

Kështu, drejtuesit dhe trajneri Mikel Arteta kanë shumë punë për të bërë dhe synojnë shumë ndryshime përpara sezonit të ri.

Por, si do të luajë Arsenali në sezonin 2021/22?

Sipas Goal.com, Arteta pritet të bëjë tri ndryshime, ku dy transferime vijnë nga Liga Premier dhe një nga Serie A.

Emri më i përfolur për t’u transferuar është ai i italianit të Sassuolos, Manuel Locatelli, i cili shihet si pasues i shqiptar Granit Xhaka që pritet të kalojë të Roma.

Dy emrat tjerë që synon Arsenali t’i transferojë janë James Maddison i Leicester Cityt dhe Ben White i Brighton.

Në portë pritet të konfirmohet Bernd Leno, nga krahët do të luajnë Callum Chambers dhe Kieran Tierney, teksa përkrah White në qendër do të jetë Gabriel.

Në mesfushë, përkrah Locatellit pritet të luajë Thomas Partey, ndërsa në treshen përpara do të jenë Bakayo Saka, Maddison dhe Emil Smith-Rowe.

Sulmuesi i vetëm pritet të konfirmohet Pierre-Emerick Aubameyang.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco