Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Belgjikë – Itali

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Belgjikë – Itali

10:14, 02/07/2021

Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Italisë do të ndeshen mes vete sot (e premte) në ndeshjen derbi të vlefshme për çerekfinalen e Euro 2020.

Belgët dhe italianët do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të dy kombëtareve që kanë zhvilluar thuajse futbollin më të mirë deri më tani në Kampionatin Evropian.

VendiAllianz Arena (Munich)

KohaE premte, ora 21:00

Lajme rreth ekipeve

Belgjika

Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard janë dyshimet e mëdha për ndeshjen çerekfinale të ditës së sotme me Italinë pasi të dy dolën të dëmtuar kundër Portugalisë të dielën.

Dries Mertens dhe Yannick Carrasco janë zëvendësimet e dukshme për dy yjet dhe duhet të thuash se duket shumë pak e mundshme që të dy do të rikuperohen me kohë.

Thomas Vermaelen ka të ngjarë të mbajë vendin e tij në treshen e mbrojtjes te Belgjika.

Italia

Giorgio Chiellini nuk u rrezikua kundër Austrisë të shtunën, por Roberto Mancini do të shpresojë ta ketë atë në dispozicion për tu përballur me Belgjikën. Alessandro Florenzi është gjithashtu ende një dyshim.

Federico Chiesa ka një shans real për të zëvendësuar Domenico Berardin në treshen e sulmit të Italisë.

Mancini ka një dilemë të vërtetë në mesfushë me Matteo Pessina dhe Manuel Locatelli që trokasin në derë. Vendi i Nicolo Barellas në ekip është seriozisht i kërcënuar.

Fakte

Belgjika ka fituar 14 ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian.

Italia ka mbajtur portën e paprekur në 7 nga 8 ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian.

Italia është e pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.

Analizë

Belgjika eliminoi kampionin aktual, Portugalinë, nga raundi i 16-të, por erdhi me një kosto të madhe pasi të dy yjet e ekipit, Hazard dhe De Bruyne dolën të dëmtuar dhe mund të përjashtohen për pjesën e mbetur të turneut.

Pas një faze perfekte në grupe, Italia pësoi turbulencën e parë të verës kundër Austrisë të shtunën. Pasi nuk arriti të shënonte në kohën e rregullt, Italia përfundimisht fitoi 2-1 për të vendosur sfidën e tyre më të vështirë deri më tani.

Nëse Hazard dhe De Bruyne humbin ndeshjen, Italia do të konsiderohet favorit i qartë sot në mbrëmje.

Formacionet e mundshme

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, Th.Hazard; Mertens, Carrasco; Lukaku;

ItaliaDonnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Verratti, Jorginho, Barella; Chiesa, Immobile, Insigne;

ParashikimiBelgjika 1-2 Italia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco