Mancini nuk trembet: Shpresoj që Hazard dhe De Bruyne të jenë në fushë

Mancini nuk trembet: Shpresoj që Hazard dhe De Bruyne të jenë në fushë

19:30, 01/07/2021

Italia do të përballet në çerekfinale me Belgjikën, ndërsa trajneri Roberto Manccini ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur me superlativa për “djajtë e kuq” të Europës dhe ka thënë se jo më kot kryesojnë renditjen botërore.

“Përballemi me skuadrën më të mirë në Europë, bashkë me Francën dhe nëse janë në krye të renditjes botërore, do të thotë që janë shumë të fortë dhe do të kërkojnë të fitojnë nesër. Kam shumë respekt për Belgjikën, por duhet të bëjmë lojën tonë dhe të shohim si do të shkojë ndeshja. Nuk ka më ndeshje të lehta, pasi të gjithë e patë çfarë i ndodhi Francës dhe Holandës, megjithatë do të kërkojmë fitoren”, u shpreh Mancini.

Ndaj Austrisë në fazën e 1/8-ave Italia vuajti jo pak, ndërsa paraqitja e mirë e lojtarëve të ardhur nga stoli ka trazuar jo pak mendimet e Mancinit në lidhje me formacionin që do të aktivizojë në sfidën ndaj Belgjikës.

“Nuk kam shumë dyshime për formacionin, pasi të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe janë gati të bëjnë më të mirën në fushë. Megjithatë vendimin final do ta marrim nesër para ndeshjes, pasi të kemi verifikuar gjendjen fizike të gjithsecilit. Ndaj Austrisë e kishim parashikuar që do të ishte e vështirë, por mos harroni se bëmë 26 gjuajtje në portë dhe nuk ishim keq”, tha trajneri I të kaltërve.

Në kampin tjetër, Belgjika vijon të stërvitet në fshehtësi dhe nuk jep asnjë detaj për formën fizike të dy yjeve të skuadrës, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard, të cilët nuk dihet nëse do të jenë një dispozicion për çerekfinalen më interesante.

“Me Roberto Martinez jam përballur shumë herë dhe tani ai vjen si trajner i njërës prej skuadrave më të forta në botë. Është e drejtë që ta përgatisin ndeshjen në fshehtësi, pasi bëhet fjalë për një sfidë shumë të rëndësishme. Shpresoj që De Bruyne dhe Hazard të rikuperohen, pasi do të ishte mëkat të mungonin në një ndeshje të tillë”, tha Mancio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco