Luis Enrique para ndeshjes kundër Zvicrës: Ne jemi një nga ekipet më të mira në mbrojtje

Luis Enrique para ndeshjes kundër Zvicrës: Ne jemi një nga ekipet më të mira në mbrojtje

18:51, 01/07/2021

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur në prag të ndeshjes së ardhshme të Kampionatit Europian kundër Zvicrës.

Në fillim të konferencës, trajneri u pyet në lidhje me gabimin e Unai Simon që solli golin e parë të Kroacisë në ndeshjen e raundit të 1/16.

“Ajo që ka rëndësi nuk është gabimi, është ajo që ju bëni pas gabimit. Dhe kjo është ajo që bëri Unai Simon. Në futboll, memoria e peshkut funksionon. Unë bëj dallime të gabimeve momentale dhe atyre konceptuale. Unai bëri shumë punë të mirë pas ati gabimi”, tha Enrique.

“Ne jemi një nga ekipet më të mira në mbrojtje. Qëndrimi i ekipit është shumë i mirë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ne menaxhojmë mbrojtjen”, tha Enrique.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Spanjës do të zhvillohet nesër në orën 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco