Shaqiri: Treguam se mund t'u shënojmë edhe kombëtareve të mëdha

Shaqiri: Treguam se mund t'u shënojmë edhe kombëtareve të mëdha

18:44, 01/07/2021

Futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, doli në një konferencë për shtyp, ku foli në lidhje me ndeshjen kundër Spanjës, të planifikuar për nesër në mbrëmje dhe të vlefshme për çerekfinalet e Euro 2020: "Ne kemi treguar se nuk dimë vetëm të mbrohemi, por edhe të shënojmë dhe madje më shumë se një gol për ndeshje, si suksesi ndaj Francës. Ndaj Spanjës do të jetë një tjetër ndeshje e fortë, por ne besojmë në aftësitë tona dhe nëse japim më të mirën në fushë, gjithçka është e mundur”.

Mesfushori sulmues do të jetë kapiten pas pezullimit të Xhakës: " Jam krenar që do të mbaj shiritin e kapitenit në këtë ndeshje të rëndësishme dhe mezi pres të tregoj cilësitë e mia,” përfundoi Xhaka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco