Kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në Pragë para miqësores me Çekinë

Kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në Pragë para miqësores me Çekinë

21:37, 07/06/2021

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit pasditen e së hënës në stadiumin “Generali Ceska pojitovna Arena” të Pragës, aty ku të martën në mbrëmje do të luajë miqësoren me Republikën Çeke, që nis në orën 20:15.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, ndryshe nga një ditë më parë, dhe të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në ushtrimet kryesisht taktike nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja.

Tekniku ka bërë testime me lojtarët e grumbulluar sa i përket skemave dhe formacioneve të mundshme përgjatë rreth 90 minutave, që ishte edhe kohëzgjatja e seancës.

Nuk ka deri më tani probleme fizike për asnjë nga lojtarët që janë aktualisht me Kombëtaren në Pragë dhe grupi në dispozicion pritet të jetë i plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco