UEFA cakton gjyqtarë nga Sllovakia për miqësoren Çeki-Shqipëri

UEFA cakton gjyqtarë nga Sllovakia për miqësoren Çeki-Shqipëri

19:57, 07/06/2021

Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, Shqipëria do të zbresë nesër në fushë për një tjetër test miqësor, teksa do të jetë mysafire ne Pragë, ku do të ndeshet ndaj Çekisë.

Së fundmi UEFA ka vendosur për arbitrin që do vendosë drejtësi në këtë miqësore, duke i besuar gjyqtarit sllovak, Peter Kraloviç.

38-vjeçari nuk është një emër i panjohur për kuqezinjtë, pasi më herët ka qenë arbitër i katërt në Shqipëri-Islandë (4-2), sfidë e vlefshme për Kualifikueset e Euro 2020.

Ndihmës të Kraloviç në këtë test miqësor do të jenë Milan Strbo dhe Daniel Polaçek. Edhe këta të dy nga Sllovakia, ashtu si gjyqtari kryesor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco