Ziyech nuk lë gjurmë, gati largimi nga Chelsea

Ziyech nuk lë gjurmë, gati largimi nga Chelsea

19:38, 07/06/2021

Hakim Ziyech duket se ka gati valixhet për t’u larguar nga Chelsea, pasi “Blutë e Londrës” kanë dhënë miratimin për shitjen e 28-vjeçari, i cili u transferua në “Stamford Bridge” një vit më pare për shumën e 36.7 milionë eurove nga Ajaxi.

Marokeni duket se nuk i bind drejtuesit, pasi në 39 paraqitje mes kampionatit dhe kupave ka realizuar vetëm 6 gola dhe 4 asiste, shumë larg pritshmërive të tij.

Gjithashtu konkurrenca që marokeni ka në ekip me lojtarë si Mason Mount, Kai Havertz, Christian Pulisic, Callum Hudson-Odoi dhe Timo Werner, e shtyn atë drejt largimit.

Ofertat për Ziyech nuk mungojnë, pasi klube si Milani dhe Napoli kanë shfaqur interes për të dhe transferimi i tij drejt Italisë nuk përjashtohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco