Barcelona interesohet për mbrojtësin e Interit

Barcelona interesohet për mbrojtësin e Interit

16:27, 07/06/2021

Vështirësitë financiare tek Interi vazhdojnë të jenë prezente dhe klubi për të rregulluar bilancin është detyruar të nxjerrë në shtije disa nga yjet e ekipit.

Pas Lautaros e Hakimit që kanë kohë që përfliten në media për një largim të tyre gjatë verës, zikaltërve mund t’u japë lamtumirën edhe Stefan De Vrij.

Holandezi ndiqet me interes nga Barcelona, që pavarësisht afrimit të Eric Garcias nuk e përjashton mundësinë e blerjes së mbrojtësit të qendrës.

Katalanasit kërkojnë të shfrytëzojnë momentin e vështirë dhe nevojën e italianëve për të arkëtuar të ardhura dhe në rast se blaugranat nuk arrijnë te De Vrij, alternativat janë Romagnoli i Milanit dhe Martinez i Ajaxit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco