Kosova me risi në dy përballjet miqësore të qershorit

Kosova me risi në dy përballjet miqësore të qershorit

13:55, 07/06/2021

Kombëtarja e Kosovës e përbërë kryesisht me futbollistë të rinj ka nisur përgatitjet për dy miqësoret e radhës që do t’i zhvillojë kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë më 8 qershor dhe Gambisë më 11 qershor.

Ndryshe nga ndeshja me San Marinon e Maltën, ku luajtën pjesa dërrmuese e lojtarëve kryesorë, në Antalya të Turqisë, Kosova do të përbëhet kryesisht nga lojtarët e Superligës dhe prurje të reja.

Futbollistët që shihen si potencial për të ardhmen, po punojnë me përkushtim për t’i treguar vlerat e tyre në këtë grumbullim. Ata ndihen të lumtur që iu dha kjo mundësi, të cilën duan ta shfrytëzojnë. “Dardanët” e kanë zhvilluar sot një stërvitje të lehtë para ndeshjes së nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco