Kontratë 3-vjeçare/ Zbulohet transferta e parë e PSG-së

Kontratë 3-vjeçare/ Zbulohet transferta e parë e PSG-së

09:37, 07/06/2021

Paris Saint-Germain është i vendosur që të transferojë Georginio Wijnaldumin me parametra zero.

Mesfushori holandez nuk dëshiron ta rinovojë kontratë me Liverpoolin dhe po kërkon një aventurë të re.

Kështu, PSG është duke bërë çmos që të transferojë Wijnaldumin në këtë verë, ndërsa kontrata me The Reds i skadon më 30 qershor.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, PSG i ka ofruar lojtarit kontrata 3-vjeçare, kurse marrëveshja është arritur mbrëmë. Për më shumë, skuadra franceze është duke negociuar me Interin për transferimin e Achraf Hakimit dhe Gianluigi Donnarummas.

Kujtojmë se Wijnaldum ishte afër kalimit te Barcelona, por PSG tashmë ka ndryshuar rrjedhën e bisedimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco