VIDEO/ Gjermania fiton Kampionatin Europian për U-21, shqiptari Mërgim Berisha futet në histori

VIDEO/ Gjermania fiton Kampionatin Europian për U-21, shqiptari Mërgim Berisha futet në histori

23:07, 06/06/2021

Gjermania fiton Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve. “Panzerat” e trajnerit Kuntz mposhtën në finale Portugalinë me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Nmeça në minutën e 49-të.

Titullar në këtë përballje të zhvilluar në Slloveni ishte edhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, i cili qëndroi në fushë 68 minuta, teksa u zëvendësua nga Burkard.

Për sa i përket ndeshjes, gjermanët u treguan më konkretë, teksa krijuan raste të shumta shënimi, teksa mjaftoi goli i minutës së 49-të, për të ngritur në qiellin e Ljubljanës trofeun e Euro 2021.

Një sukses i madh për Gjermaninë U21, që ia del të shpallet kampione e Europës për herë të tretë në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco