Goli i Lukakut përcakton rezultatin e miqësores Belgjikë-Kroaci

Goli i Lukakut përcakton rezultatin e miqësores Belgjikë-Kroaci

22:57, 06/06/2021

Belgjika arriti të triumfonte në miqësoren ndaj Kroacisë, me rezultatin 1-0, teksa tashmë të dy skuadrat do të jenë gati për të dhënë maksimumin në Kampionatin Europian.

Njeriu që vendosi përballjen e sotme ishte Romelu Lukaku.

Bomberi 28-vjeçar vijon të shkëlqejë edhe me Belgjikën. Pasi fitoi titullin kampion me Interin, sulmuesi belg, është duke kaluar një moment të shkëlqyer edhe me ekipin kombëtar.

Lukaku gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 38-të në testin miqësor që u zhvillua në Bruksel.

Big Rom-i nuk fali brenda zonës, me një gjuajtje të kalibruar. Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i katërt në pesë ndeshjet e fundit për Lukakun, duke përfshirë ato me klubin dhe kombëtaren.

Për sa i përket Europianit, sfidën e parë Belgjika do e luajë më 12 qershor ndaj Rusisë, ndërkohë që Kroacia do të përballet më 13 qershor ndaj Anglisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco