Miqësoret para Europianit, rezultatet e ndeshjeve të sotme

Miqësoret para Europianit, rezultatet e ndeshjeve të sotme

20:23, 06/06/2021

Anglia, Holanda, Danimarka dhe Skocia, ishin 4 kombëtare që do të marrin pjesë ne Europian, që zbritën sot në fushë duke filluar nga ora 18:00 ku zhvilluan testet e fundit miqësore në prag të kompeticionit madhështor që do të ngrejë siparin ditën e premte.

Të katërta këto kombëtare, arritën të triumfonin në miqësoret e sotme, duke shkuar drejt Euro 2020-tës me moralin e lartë.

Tulipanët e De Bur, mposhtën Gjeorgjinë në shtëpi me rezultatin 3-0 falë golave të Depaj, Ueghorst dhe Gravenberç.

Ndërkohë Anglia iu fal golit të Rashford, në miqësoren e zhvilluar ndaj Rumanisë në Midëllsbrou.

Në 2 sfidat e tjera, Danimarka arriti të triumfonte ndaj Bosnjës falë golave të shënuar nga Breithueit dhe Kornelius, teksa Skocia mposhti 0-1 Luksemburgun.

Rezultatet

Angli-Rumani         1-0

Holandë-Gjeorgji    3-0

Luksemburg-Skoci  0-1

Danimarkë-Bosnje  2-0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco