Nga 0-2 në 3-2, futbollistja shqiptare protagoniste në përmbysjen spektakolare të Real Madridit

Nga 0-2 në 3-2, futbollistja shqiptare protagoniste në përmbysjen spektakolare të Real Madridit

18:05, 06/06/2021

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ka qenë protagoniste ditën e sotme në fitoren me përmbysje të Real Madridit ndaj Sociedadit.

Lojtarja shqiptare shënoi golin e parë për Realin në minutën e 70-të, pasi Sociedadi kryesonte me rezultatin 0-2.

Në këtë mënyrë Asllani i hapi rrugën përmbysjes së Realit, që më pas shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Robles në 81’ dhe me Martinez në minutën e 84-t.

Real Madridi i femrave mori kështu një fitore spektakolare, duke përmbysur rezultatin nga 0-2 në 3-2 dhe tashmë merr vendin e dytë në kampionat me 70 pikë, 17 pikë pas Barcelonës kryesuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco