Xherdan Shaqiri dëshiron të largohet nga Liverpool, ja me cilën skuadër është në tratativa

Xherdan Shaqiri dëshiron të largohet nga Liverpool, ja me cilën skuadër është në tratativa

11:17, 26/05/2021

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri i cili qëndroi në fushë për vetëm 561 minuta në 14 ndeshje në Premier League këtë sezon është gati të nënshkruajë me Fenerbahçen shkruajnë mediat turke.

Gjithashtu thuhet se menaxheri i lojtarit i cili është vëllai i tij ka kërkuar 3 milion euro në vit në negociata.

Me synimin për të përcaktuar transferimin, menaxhmenti i Fenerbahçe nuk dëshiron të tejkalojë 2.5 milion euro, që është paga tavan.

 Menaxhmenti planifikon të ofrojë bonuse për kampionatin dhe performancën e lojtarit (gola, asistime, etj.)

Gjithashtu është deklaruar se Liverpool është i gatshëm të shesë Shaqirin, të cilin e bleu në skudrën e tij për 14.5 milion euro para sezonit 2018-19.

Historiku i karrierës 

Shaqiri, i cili filloi karrierën e tij profesionale në ekipin Basel të Zvicrës, më vonë veshi fanellat përkatësisht të Bayren Munchen, Inter, Stoke City dhe Liverpool. 

Futbollisti shqiptar, u transferua nga Basel në Mynih për 12 milion euro, nga ekipi gjerman u transferua tek Interi për 15 milion euro, për 17 milion euro te Stoke Ctiy dhe 14.5 milion euro tek Liverpool.

Futbollisti shqiptar luan me ekipin kombëtar zviceran, është gjithashtu ndër më të mirët.

 Shaqiri, i cili do të rivalizojë Kombëtaren A në Kampionatin Evropian me Zvicrën, është ndër të domosdoshmit e vendit të tij. 

Futbollisti 29-vjeçar, i cili luajti 89 herë në Zvicër, realizoi 23 gola dhe 24 asistime në këto ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco