Java e fundit/ Sot përcaktohet kampioni në Superligë, ja të gjitha përballjet!

Java e fundit/ Sot përcaktohet kampioni në Superligë, ja të gjitha përballjet!

09:53, 26/05/2021

Sot do të luhet dhe java e fundit e Kategorisë Superiore për sezonin futbollistik 2020/2021.

Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohen 5 takime, ku vëmendjen më të madhe do ta marrin 3 sfidat vendimtare për titullin kampion.

Në stadiumin “Niko Dovana”, teuta do të synojë 3 pikëshin për të siguruar matematikisht titullin. Në stadiumin “Loro Boriçi” ku do të luhet supersfida Vllaznia-Laçi dhe në stadiumin “Adush Muça” ku Partizani do të kërkojë fitoren ndaj Bylisit e cila kërkon triumfin për t’i shpëtuar rënies së menjëhershme.

Ndeshjet e sotme:

17:00 Bylis - Partizani

17:00 KF Tirana - Skenderbeu

17:00 Kukesi - Kastrioti

17:00 Teuta - Apolonia Fier

17:00 Vllaznia - Laci

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco