Super League. UEFA kundër Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus: Hap procedim disiplinor për tre klubet 'rebele'

Super League. UEFA kundër Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus: Hap procedim disiplinor për tre klubet 'rebele'

22:57, 25/05/2021

Aleksander Ceferin u premtoi atyre luftë. Shefi i UEFA-s është i vendosur të dënojë ashpër dy klubet më të mëdha spanjolle si dhe Juventusin, tre skuadrat që nuk kanë hequr dorë ende nga  krijimi i Super League.

Dy javë më parë, UEFA njoftoi hapjen e një hetimi disiplinor kundër klubeve në fjalë. Dhe padyshim, rezultatet e hetimit të kryera nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës, konfirmuan se katalanët, madrilenët dhe piemontezët kishin shkelur lidhin. UEFA publikoi një deklaratë të këtë martë ku bëri të ditur lajmin.

“Pas një hetimi të kryer nga inspektorët e etikës dhe disiplinës së UEFA-s në lidhje me projektin e Super League, procedurat disiplinore u hapën kundër Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus për shkak të 'një shkelje të mundshme të rregullave të UEFA-s. Informacioni i ri do të komunikohet në kohën e duhur " , shpjegoi institucioni që drejton futbollin evropian në një deklaratë zyrtare.

E sigurt është që do të ketë sanksione, por mbetet të shihet se si do të jenë, pasi Ceferin kohët e fundit bëri presion për një përjashtim nga komepticionet evropiane për një periudhë dyvjeçare. Nëntë klubet e tjera që kishin njoftuar pjesëmarrjen e tyre në Super League u dënuan me mbajtje të 5% të të ardhurave në lidhje me pjesëmarrjen e tyre të ardhshme në një kompeticion evropian. Ata gjithashtu do të duhet të paguajnë një gjobë të përbashkët prej 15 milionë eurosh, të cilën UEFA do t'ua dhurojë federatave për futbollin e të rinjve. Vazhdon ...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco