Trajneri i ardhshëm i Napoli? De Laurenttis tregon preferncën

Trajneri i ardhshëm i Napoli? De Laurenttis tregon preferncën

23:17, 25/05/2021

Pas u shpall kampion në Francë me Lille, Christophe Galtier njoftoi zyrtarisht largimin nga Lille. Tekniku francez u përfol se do të merrte drejtimin e Napolit. Mirëpo, në një intervistë të dhënë për “L'Equipe” , Galtier mohoi lajmin dhe tha se Napoli dëshironte të nënshkruante me Sergio Conceicao.

 

Informacioni i mohuar fort nga Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, për transmetuesin portugez RTP : “Historia e Conceicao si trajner i Napolit nuk është e vërtetë. Kjo nuk është e vërtetë. Asnjëherë nuk kemi folur me të, kurrë nuk kemi negociuar, kurrë. Ne duam një trajner italian. Kemi shumë mundësi në këtë drejtim, kështu që do të vendosim brenda 30 ditësh. Pse jo Sergio? Ai nuk është në listën time. Nuk është në preferencat e mia. Ai është një trajner i mirë, por ne duam një trajner italian. " Me një gur presidenti i Napolit vrau dy zogj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco