Sytë tek Superiorja, Reja ftesë në Kombëtare portierit të skuadrës së…

Sytë tek Superiorja, Reja ftesë në Kombëtare portierit të skuadrës së…

21:51, 25/05/2021

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke më 5 dhe 8 qershor dhe sot trajneri i Kombëtares, në një konferencë që do të zhvillohet në Durrës, do të shpallë edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.

Për këtë grumbullim, ku priten shumë eksperimente dhe lojtarë që do të testohen, pritet edhe rikthimi i Bekim Balajt mes kuqezinjve.

Sulmuesi që përfundoi aventurën në Austri me Shturm Gracin, pritet të jetë mes kuqezinjve në këto dy ndeshje. Gjithashtu, risi në këtë listë do të jetë edhe portieri i Laçit, Alen Sherri.

Teksa Shqipëria e ka të siguruar portën për të ardhmen me dyshen Strakosha-Berisha, trajneri kërkon të plotësojë organikën me emra si Selmani dhe një risi si Sherri.  (Panorama Sport)

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco