Duro: Do të shkojmë në Shkodër për të respektuar veten

Duro: Do të shkojmë në Shkodër për të respektuar veten

21:14, 25/05/2021

Matematika e mban ende në lojë, shanset reale janë të pakta, por në garën e titullit Laçi mund të jetë sërish protagonist. Fitimi i titullit është një mision që nuk varet vetëm nga ajo që kurbinasit do të prodhojnë në fushën e lojës ndaj Vllazninë në javën e fundit të kampionatit.

Një rezultat pozitiv ndaj shkodranëve mund të sjellë vlerësim të garës deri në fund dhe një mbyllje dinjitoze të sezonit dhe pse te bardhezinjtë do të provojnë deri sa matematika t’ia lejojë.

“Përderisa na e lejon matematika, ne do të luajmë ndeshjen e fundit ndaj një kundërshtari si Vllaznia, që ka bërë mirë gjatë gjithë kampionatit. Është një ndeshje e fortë, por ne jemi favoritë në ndeshjet direkte me Vllazninë, por edhe me Partizanin e Teutën, ndaj më vjen keq. Do të shkojmë në Shkodër për të respektuar veten tonë dhe punën tonë, por njëkohësisht çdo gjë është e hapur”, u shpreh Duro.

Laçi mund të ishte favoriti kryesor për titullin nëse do të kishte mundur Teutën, por prodhoi një barazim pa gola. Keqardhje për trajnerin Duro që ekipi nuk shfrytëzoi rastet që ju paraqitën, në një kampionat që deri në fund po ndahet dhe me një gjysmë pike më tepër.

“Sigurisht që ka keqardhje, pasi edhe me Teutën, edhe me Skënderbeun, kemi marrë dy barazime që na kanë kushtuar shumë dhe mund të ishim ne kampionë. Të gjithë skuadrat pretendente për titull kanë pishmanet e veta, por nga katërshja e parë mund ta fitonte kushdo dhe do të ishte e merituar”, tha trajneri i kurbinasve.

 

Me Europën e sigurt, Laçi këtë vit do të luajë në kompeticionin e ri Conference League, me një finale që do të luhet në Tiranë. Përvoja e viteve të shkuara në kompeticionet ndërkombëtare sjell tashmë dhe një mundësi më tepër për të patur një aventurë të bukur, por dhe të gjatë në këtë turne.

 

“Kupat e Europës dhe kualifikimi në këtë tur është shumë i rëndësishëm për skuadrat e kampionatit financiar, sidomos sa i përket aspektit financiar. Pas shortit do të kemi një ide më të qartë për vazhdimësinë”, deklaroi Shpëtim Duro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco