Njihuni me portierin e ri të Milanit: Grindjet me Ibra-n dhe Rabiot...idhull Gerrard

Njihuni me portierin e ri të Milanit: Grindjet me Ibra-n dhe Rabiot...idhull Gerrard

21:27, 25/05/2021

Një tifoz i Liverpool dhe me ëndrrën për t'u bërë sulmues me fanellën me numrin 9. Në vend të kësaj, Mike Maignan - i lindur më 3 korrik 1995 në Cayenne, në kryeqytetin e Guiana-s Franceze, nga një baba francez dhe një nënë haitiane - është zgjedhur të bëhet portieri i ri i Milanit, është në grumbulluar në ekipin kombëtar nga Didier Deschamps për EURO2020 dhe sapo ka fituar Ligue 1 me Lille, të cilët zbritën PSG-në nga froni . Maignan po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot, e martë 25 maj , pikërisht në përvjetorin (ishte viti 2005) e triumfit "të tij" të Reds në 'Champions në Stamboll kundër kuqezinjëve falë performancës historike të idhullit të Maignan: Gerrard.

Portieri 25-vjeçar, arriti te Lille në sezonin 2015-2016 nga PSG, ku përkoi me Areola, tani shok skuadre, dhe gjithashtu me Zlatan Ibrahimovic, me të cilin kishte një anekdotë kurioze në një seancë stërvitjeje:

“Më kujtohet një seancë stërvitore kur isha 17 vjeç, viti im i parë si profesionist. Ibra po stërvitej me 400 në orë dhe ia pritja goditjen e fortë. Ai madje më tha: ti je një portier i ndyrë! Unë iu përgjigja aty për aty: Ti je një sulmues i ndyrë!” Portieri mban mend se që atëherë e tutje ata shkuan mirë, duke pasur admirim për suedezin.

“Për momentin, ai më injoroi, por më pas, në dhomën e zhveshjes më tha se më vlerësonte dhe kuptova që më pëlqente jo vetëm si lojtar, por edhe si person”, – thotë Maignan, i cili gjithashtu kishte një “fërkim” edhe me lojtarin aktual të Juventusit, Adrien Rabiot, në një tjetër seancë stërvitore të PSG-së: “Ishte hera e dytë që takoheshim, por një shaka timen e mori si mosrespekt. Ai është një djalë i qetë, por ka një karakter shumë të fortë. Ne shkojmë mirë tashmë”.

Për lexuesit e “France Football”, Mike Maignan ka qenë portieri më i mirë i sezonit 2020-2021 (diçka që e arriti edhe më 2019). Madje, edhe ai vetë e ka përsëritur vazhdimisht vetëvlerësimin: “Unë nuk kam asgjë më pak se Oblak apo Neuer”.

Një lojtar që si fëmijë nuk dëshironte të luante portier, por sulmues. Në fakt, shumë nga shokët e skuadrës që përkuan me të, në kategoritë e ulëta, vazhdojnë ta quajnë “njeri të armatosur”. Gjatë rinisë së tij u rrit në një lagje të varfër, në periferi të Parisit dhe, si shumë të tjerë, kishte një fëmijëri të vështirë, gjë që e bën të vlerësojë jetën e tij aktuale: “Fitimi i katër Champions-ve nuk ka vlerë, trofeu i vërtetë është të jesh i lumtur me familjen. Synimi madhor është ta bëj nënën time krenare”.

Maignan do të zëvendësojë Donnarumma, i cili sapo ka përfunduar kontratën e tij dhe do të largohet nga ekipi kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco