Zyrtare/ Zgjidhi gjithçka me klubin e Sassuolo-s, trajneri italian merr drejtimin e skuadrës së...

Zyrtare/ Zgjidhi gjithçka me klubin e Sassuolo-s, trajneri italian merr drejtimin e skuadrës së...

20:14, 25/05/2021

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i ri i Shakhtar Donetsk . Klubi ukrainas njoftoi sot përmes rrjeteve sociale mbërritjen e ish-trajnerit të Sassuolo-s.

" Roberto De Zerbi do të jetë trajneri i Shakhtar për dy sezonet e ardhshme. Më 25 maj tekniku italian fluturoi për në Kiev dhe u takua me presidentin e Shakhtar Rinat Akhmetov. Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Roberto De Zerbi  u njoh me infrastrukturën e klubit ukrainas: kompleksin stërvitor të Minatorëve në Sviatoshyno dhe NSC Olimpiyskiy, ku ekipi luan ndeshjet e tyre në shtëpi. Italiani është trajneri i 34-të në historinë e Shakhtar ", lexohet zyrtare të klubit ukrainas.

Disa javë më parë, De Zerbi kishte njoftuar largimin nga Sassuolo dhe sot zyrtarisht filloi aventurën tek Shakhtar, të cilët do të luajnë në para-eliminatoret e Champions League verën e ardhshme.

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco