I skadon kontrata në fund të sezonit, agjenti i Wijnaldum është parë në zyrat e klubit spanjoll

I skadon kontrata në fund të sezonit, agjenti i Wijnaldum është parë në zyrat e klubit spanjoll

19:35, 25/05/2021

Georginio Wijnaldum është drejt skadencës së kontratës së tij me skuadrën e Liverpooli-t.

Më 30 qershor i skadon kontrata e mesfushorit holandez me klubi nga Liverpuli dhe karriera e tij mund të jetë në La Liga-n spanjolle, më saktësisht tek Barcelona. Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, agjenti i mesfushorit 30-vjeçar ka zbarkuar në zyrat e klubit katalanas.

Sipas mediave italiane, klubi blaugrana do t’i ofrojë Wijnaldum një kontratë 3-vjeçare. Në këtë sezon mesfushori holandez është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 51 ndeshje ku ka arritur të tundë 3 herë rrjetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco