Willian bëhet pishman, kërkon të kthehet te Chelsea

Willian bëhet pishman, kërkon të kthehet te Chelsea

18:59, 25/05/2021

Në fund të kontratës, Willian vendosi të largohej nga Chelsea verën e kaluar. Braziliani u zhvendos në në një klub tjetër londinez: Arsenal. Por Willan nuk arriti të përshtatej me Topçinjtë (37 ndeshje, 1 gol dhe 7 asistime) dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2023.

Kjo është ajo që raporton “Sky Sports” këtë të martë pasdite. Media britanike bën të ditur se Willian dëshiron një sfidë tjetër dhe se ai po mendon për largimin. Prioriteti i tij është kthimi tek Chelsea. Ai megjithatë ka kontakte në MLS me Inter Miami. Mbetet të dimë pozicionin e Topçinjëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco