‘Skandali Matheus’/ Braziliani misterioz i Barcelonës nën hetim, shpenzuan 7 milionë euro por kishin turp ta prezantonin

‘Skandali Matheus’/ Braziliani misterioz i Barcelonës nën hetim, shpenzuan 7 milionë euro por kishin turp ta prezantonin

17:50, 25/05/2021

Shumë prej tifozëve të tifozëve të Barçës nuk ia kanë idenë se kush është Matheus Fernandes. Ai është një mesfushor brazilian që do të mbushë 23 vjeç, për shtatë milionë euro plus tre të tjera në formën e bonuseve të cilët ndoshta nga turpi, nuk e paraqitën kurrë zyrtarisht.

Epo, Matheus Fernandes i tha lamtumirë La Liga këtë të shtunë pa luajtur asnjë minutë të vetme. Ai nuk luajti në Kupën e Mbretit dhe nëse e bëri në Champions ishte vetëm për 17 minuta kundër Dinamo Kiev, sa për të thënë se ai një ditë veshi fanellën e Barçës në një ndeshje zyrtare.

Më pas, Barcelona e huazoi te Real Valladolid, në janar por edhe atje nuk pa asnjëherë fushën e lojës në kampionat e tashmë do të kthehet te Barcelona. “AS” bën të ditur se ky transferim është nën hetim nga presidenca aktuale, ndërsa po punohet për të prishur kontratën mes palëve, pasi qartësisht bëhet fjalë për një futbollist i cili nuk ka lidhje me Messi & Co.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco