Zyrtare/ Gattuso nuk humbet kohë, pas shkarkimit nga Napoli merr drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Zyrtare/ Gattuso nuk humbet kohë, pas shkarkimit nga Napoli merr drejtimin e skuadrës së njohur italiane

17:02, 25/05/2021

Genaro Gattuso  është trajneri i ri i Fiorentinës. I shkarkuar vetëm dy ditë më parë nga presidenti De Leuarenttis nga drejtimi i Napolit, pasi nuk arriti të dërgonte skuadrën në Champions League, tekniku 43 vjeçar nis një aventurë të re me një tjetër klub italian.

Lajmi u bë i ditur vetë nga klubi viol përmes një postimi në rrjetet sociale.  43-vjeçari ka firmosur për 2 sezone me Fiorentinën ndërkohë që i ka kërkuar drejtuesve si kusht kryesor për firmën, të mbajnë në skuadër sulmuesin e talentuar serb Dusan Vlahovic.

"Presidenti Rocco Commisso u njofton tifozëve të Violës se Gattuso do të jetë trajneri i ekipit të parë nga 1 korriku 2021" , deklaron klubi nga Firence në njoftimin zyrtar për shtyp

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco