Lojërat Olimpike nën hijen e COVID-19, SHBA paralajmëron shtetasit që të mos udhëtojnë në Japoni

Lojërat Olimpike nën hijen e COVID-19, SHBA paralajmëron shtetasit që të mos udhëtojnë në Japoni

17:45, 25/05/2021

Dy muaj para nisjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2021”, shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan shtetasit e tyre që të mos udhëtojnë në Japoni për shkak të rrezikut për infektim me COVID-19.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), e kategorizoi Japoninë dhe Sri Lankën në nivelin katër, kategoria më e lartë e rrezikshmërisë për shkak të COVID-19. Në postimin e publikuar në faqen e DASH shkruhet se ky vendim u mor pas rritjes së numrit të infektimeve në ata vende.

Për këtë arsye, mbetet ende e paqartë nëse atletet amerikanë do te marrin pjese në garat e Lojërave Olimpike.

 

Ndërkohë, zv. presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, John Coates, deklaroi se Lojërat Olimpike të Tokios do të mbahen me çdo kusht pas dy muajsh, pavarësisht nëse kryeqyteti japonez do të jetë në gjendje emergjence.

Tokyo, Osaka, dhe shtatë prefektura të tjera të Japonisë ndodhen në gjendje emergjence që prej muajit prill.

 

Këtë të hënë, Japonia hapi qendrat e vaksinimit në masë në Tokyo dhe Osaka teksa autoritetet lokale po ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të vaksinimit.

Qeveria shpreson se me hapjen e dy qendrave të vaksinimit masiv, të arrihet vaksinimi i 36 milionë të moshuarve deri në fund të muajit korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco