Bitri larg Partizanit, gati firma në Bjellorusi. Ja prapaskenat...

Bitri larg Partizanit, gati firma në Bjellorusi. Ja prapaskenat...

15:29, 25/05/2021

Eneo Bitri pritet të jetë largimi i radhës nga skuadra e Partizanit. Mbrojtësi 24-vjeçar është në bisedime të avancuara me ekipin Dinamo Brest. Skuadra bjelloruse ka shfaqur interesim për shtatlartin e mbrojtjes dhe kanë ndjekur me interes paraqitjet e tij së fundmi. Bitri i ka bindur drejtuesit e Brestin, që nisën negociatat me agjentin e lojtarit. “Panorama Sport” mëson se bisedimet janë në një fazë tepër të avancuar dhe gjithçka është thuajse e kryer.

PRAPASKENAT

Bisedimet kanë disa ditë që kanë nisur mes dy palëve që kanë interes për bashkëpunim gjatë sezonit tjetër. Por, pse gjithçka është bërë me “zë të ulët”? Kjo pasi vetë Bitri nuk ka dashur që të shpërqendrohet nga fusha e blertë, duke parë dhe fund sezonin e vështirë të Partizanit për luftën për titullin kampion. 24-vjeçari ka dashur të jetë i përqendruar për sfidat kundër Teutës dhe Vllaznisë, për të dhënë maksimumin për Partizanin që të shkojë drejt titullit, e më pas të vendosë për të ardhmen. Madje, edhe në këto momente, Bitri nuk dëshiron të zhvendosë fokusin jashtë fushave të lojës, duke u përqendruar vetëm te seancat stërvitore dhe te ndeshja e fundit kundër Bylisit. Kujtojmë se te Dinamo Brest, ka luajtur edhe shqiptari tjetër Elis Bakaj.

STATISTIKAT

Ky sezon, ka qenë më i miri në karrierën e Bitrit, gjë që e ka pranuar dhe vetë mbrojtësi në prononcimin e tij të fundit për “Panorama Sport”. Mbrojtësi 1.92m i gjatë ka luajtur 34 ndeshje në Superiore, duke munguar vetëm në një sfidë për shkak pezullimi me karton të kuq. Në këto 34 sfida të luajtura, Bitri ka shënuar edhe dy gola, si dhe ka asistuar një tjetër. Sa u takon statistikave të tjera, 24-vjeçari renditet i pari në duelet e fituara në ajër, si dhe ndër të parët në topat e rikuperuar.

SITUATA

Përveç udhëkryqit ku ndodhet për momentin sa i takon të ardhmes së tij, Bitri ka dhe një situatë tjetër të komplikuar te Partizani. Në fakt, jo vetëm mbrojtësi nga Berati, por të gjithë lojtarët po presin shlyerjen e pagave, për të vendosur më pas se çfarë do të vendosin për të ardhmen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco