Rekordi i sezonit/ Haaland vendosur emrin pranë fenomenit, Ronaldo

Rekordi i sezonit/ Haaland vendosur emrin pranë fenomenit, Ronaldo

14:22, 25/05/2021

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland e ka mbyllur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Haaland ka vendosur emrin pranë legjendave, si fenomenit brazilian, Ronaldo Nazario, pasi me dy golat në javën e fundit është bërë lojtari i parë që nën moshën 21-vjeçare që shënon 40 gola në sezon.

Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit të vitit me 34 gola në 37 ndeshje për Barcelonën, kurse në të gjitha garat 47 gola në 49 ndeshje.

Me këtë rekord, Haaland gjithashtu e vendos emrin në listën e lojtarëve më të mëdhenj që kanë shënuar me shumë se 40 gola në një sezon të vetëm.

Robert Lewandowski e ka bërë dy herë (2015/16, 2020/21), Lionel Messi (2009/10), Cristiano Ronaldo (2007/2008) dhe Kylian Mbappe (2020/21).

Haaland gjithashtu ishte golashënuesi numër një në Ligën e Kampionëve me 10 gola edhe pse Borussia Dortmund u eliminua në fazën e 1/16.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco