COVID: Japonia thotë se paralajmërimi i SHBA për udhëtimet nuk do të dëmtojë Olimpiket

COVID: Japonia thotë se paralajmërimi i SHBA për udhëtimet nuk do të dëmtojë Olimpiket

09:52, 25/05/2021

Tokio - Qeveria japoneze të marten u tregua e shpejtë për të mohuar një paralajmërim të SHBA për amerikanët, që të shmangnin udhëtimin në Japoni, i cili do të kishte ndikim tek sportistët olimpikë që dëshironin të konkurronin në Lojërat e shtyra të Tokios.

Zyrtarët amerikanë përmendën një rritje në rastet e koronavirusit në Japoni të shkaktuar nga variante të virusit që mund të jenë edhe rreziqe për njerëzit e vaksinuar. Ata nuk i ndaluan amerikanët të vizitojnë Japoninë, por paralajmërimet mund të ndikojnë në normat e sigurisët dhe nëse atletët olimpikë dhe pjesëmarrësit e tjerë do të vendosin të vijnë në Lojërat që fillojnë më 23 korrik.

Shumica e zonave të metrosë në Japoni janë nën një gjendje të jashtëzakonshme dhe pritet të qëndrojnë të tilla deri në mes të qershorit për shkak të rritjes së rasteve serioze COVID-19 që po ushtrojnë presion mbi sistemet e kujdesit mjekësor të vendit. Kjo ngre shqetësim se si vendi mund të përballet me ardhjen e dhjetëra mijëra pjesëmarrësve për Lojërat Olimpike.

Sekretari i Kabinetit të Japonisë, Katsunobu Kato tha në një konferencë të rregullt për shtyp të martën se paralajmërimi i SHBA nuk ndalon udhëtimet thelbësore dhe Japonia beson se mbështetja e SHBA për përpjekjet e Tokios për të zhvilluar Lojërat Olimpike, është e pandryshuar.

"Ne besojmë se nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e SHBA që mbështet vendosmërinë e qeverisë japoneze për të mbajtur Lojërat", tha Kato, duke shtuar se Uashingtoni i ka thënë Tokios paralajmërimi i udhëtimit nuk ka të bëjë me pjesëmarrjen e ekipit olimpik të SHBA. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco