Olsi Teqja pranë Dinamos, blutë kërkojnë edhe ‘bomberin’ e Kategorisë së Parë

Olsi Teqja pranë Dinamos, blutë kërkojnë edhe ‘bomberin’ e Kategorisë së Parë

09:21, 25/05/2021

Dinamo ka nisur nga puna për të formuar skuadrën e re. Ngjitja në Superligë pas nëntë vitesh duhet pasqyruar edhe në fushë, me Dinamon që së pari do zgjedhë trajnerin e ri. Bledi Shkëmbi duket se është i preferuari i presidencës së re, ndërsa nuk mungojnë emrat me eksperiencë në skuadër.

Olsi Teqja prej afro dy javësh po zhvillon stërvitje me Blutë. Veç mbrojtësit, një emër i lakuar në ambientin e Nëndetëses është edhe Xhuliano Skuka.

Sulmuesi 22 vjeçar zhvilloi një tjetër sezon të mirë me Korabin në Kategorinë e Parë, duke realizuar 14 gola në 22 paraqitje. Pas konfirmimit të trajnerit, te Dinamo duket se do ketë një revolucion të vërtetë./ newsport

   
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco