Conte nuk shkon në takimin me presidentin Zhang

Conte nuk shkon në takimin me presidentin Zhang

22:15, 24/05/2021

Takimi i shumëpritur mes Antonio Contes dhe presidentit të Interit, Steven Zhang, nuk ndodhi as ditën e sotme, pasi tekniku zikaltër nuk u pa të paraqitej në zyrat e klubit, ndryshe nga numri një dhe drejtuesit e tjerë të lartë.

I sapo-shpallur kampion me klubin milanez, Conte nuk duket shumë i bindur për vazhdimësinë, ndonëse ka edhe një vit në kontratë, ndaj takimi me presidentin pritet të hedhë dritë mbi të ardhmen që i pret zikaltrit.

Kjo pasi Conte pritet të kërkojë nga presidenti garanci sportive për vazhdimin ndonëse me hapa të ngadaltë, të projektit të nisur dy vite më parë, mosprekjen e titullarëve dhe sigurisht një përmirësim të pagës aktuale, për të rinovuar edhe për një sezon tjetër.

Nga ana tjetër numri një i klubit zikaltër synon të ulë kostot dhe të përmirësojë gjendjen financiare të klubit, ndaj takimi pritet të jetë vërtetë i nxehtë, pasi deri tani Zhang nuk ka folur asnjëherë për të ardhmen e Interit.

Gjithsesi e sigurt është që nëse Conte nuk merr garancitë e duhura sportive, atëherë do të largohet menjëherë nga zikaltrit, ndonëse ka edhe një vit kontratë dhe ky nuk do të jetë një lajm aspak i mirë tifozët e Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco