Manchester United-Villareal/ UEFA cakton arbitrin e finales së Europa League

Manchester United-Villareal/ UEFA cakton arbitrin e finales së Europa League

20:51, 24/05/2021

Finalet e Champions dhe Europa League janë të fundit për t’u zhvilluar, para se të mbyllet zyrtarisht sezoni 2020-2021 për klubet dhe vëmendja të kalojë te Kampionati Europian, ndërsa UEFA ka përcaktuar sot edhe arbitrin e përballjes për trofeun e dytë më të rëndësishëm në kontinent.

Finalja e Europa League, e programuar për të mërkurën në orën 21:00 mes Manchester United dhe Villareal, i është besuar arbitrit francez Clement Turpin dhe ndihmësit e tij do të jenë të gjithë nga Franca.

Image

Finalja e Europa League këtë sezon do të luhet në stadiumin “Energa di Danzica” në Poloni dhe do të transmetohet live në Supersport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco