U la nga jashtë Europianit nga trajneri i Spanjës, reagon kapiteni Sergio Ramos

U la nga jashtë Europianit nga trajneri i Spanjës, reagon kapiteni Sergio Ramos

20:42, 24/05/2021

Ashtu siç pritej, për përjashtimin e tij nga lista e kombëtares, reagoi vetë kapiteni i përfaqësueses së Spanjës, Sergio Ramos.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, kapiteni i Realit e pranoi se një sezon si ky kaq i mbrapshtë me dëmtimet, për më tepër në një vit të tillë kaq të rëndësishëm, për shkak të Evropianit nuk i kishte ndodhur kurrë më parë, megjithëse për hir të së vërtetës mbrojtësi andaluzian shpjegoi që, pavarësisht rrethanave, ai është përpjekur shumë dhe ka punuar së tepërmi me të gjitha forcat për t’u kthyer në 100% të formës si me Realin ashtu edhe me përfaqësuesen.

35-vjeçari andaluzian qartësoi se i dhemb në shpirt fakti që nuk do të mund të jetë në fushë për të kontribuar për vendin e tij, por ka disa gjëra që nuk mund të ndryshohen dot.

Sergio Ramos shpreson në një Evropian të madh të Spanjës këtë herë dhe futbollisti me më shumë ndeshje me “Furinë e Kuqe” e mbylli postimin e tij duke iu uruar sukses dhe shumë fat shokëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco