Javë vendimtare për Barcelonën, do konfirmohet ç’do bëjë Messi

Javë vendimtare për Barcelonën, do konfirmohet ç’do bëjë Messi

19:44, 24/05/2021

Lionel Messi do të njoftojë vendimin që ka marrë për të ardhmen e tij këtë javë, por sipas informacioneve që vijnë nga Spanja ai tashmë ia ka komunikuar ekipit dhe bordit drejtues të Barcelonës.

“Don Balon” shkruan se “ndjesitë janë pozitive dhe gjithçka sugjeron që ai do të mbetet në ekipin e kryeqendrës së Katalonjës”.

Përndryshe, “Pleshti” nuk do të ishte lënë i lirë para ndeshjes së javës së fundit të La Ligas, kundër Eibarit.

Për më tepër, vetëm dje Pep Guardiola njoftoi se Sergio Aguero, i cili po përfundon kontratën e tij me Manchester City-t, do të shkojë për të luajtur në “Camp Nou” krah bashkatdhetarin e tij.

Transferimi i Agueros në Spanjë ishte vendimtar në pranimin e rinovimit të kontratës së Messit me “blaugranat”.

Marrëveshja është arritur prej kohësh dhe do të zyrtarizohet para 30 qershorit, datës së skadimit të kontratës aktuale dhe para largimit të Messit për të luajtur në “Copa America”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco