Realizon dy gola/ Rei Manaj shkëlqen me Barcelonën B

Realizon dy gola/ Rei Manaj shkëlqen me Barcelonën B

16:41, 16/05/2021

Rei Manaj po kalon një gjendje të shkëlqyer fizike te Barcelona B.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar ‘dopietë’ në përballjen që ekipi i tij mbylli 2-2 kundër Murcia-s për gjysmëfinalen e ‘play-off’.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fernandez në minutën e 24-t, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë të lojës, vjen dhe shpërthimi i bomberit shqiptar, i cili në minutën e 47-të, barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 64-t, bëri një shpërthim spektakolar nga mesfusha duke e dërguar topin në cepin e portës.

Fatkeqësisht Barcelona nuk mundi ta ruante fitoren dhe në minutën e 82 vendasit barazuan. Pas penalltive Murcia arriti kualifikimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco