VIDEO/ Aksident i frikshëm në 'Giro d'Italia', çiklistit i përplaset koka në asfalt

VIDEO/ Aksident i frikshëm në 'Giro d'Italia', çiklistit i përplaset koka në asfalt

15:57, 16/05/2021

Në etapën e nëntë të “Giro d'Italia” ndodhi një aksident mjaft i frikshëm. Një nga specialistët në fushën e çiklizmit, slloveni Matej Mohoric , pësoi një aksident tronditës që e detyroi të largohej nga gara dhe iu desh të largohej me ambulancë për në spital.

Image

Mohoric, i ekipit Bahrain Victorius, i cili konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në botë, po qëndronte i dyti pas shokut të tij të ekipit Gino Mäder kur rrota e tij e pasme humbi kontrollin në një kthesë. Mohoric  nuk mbajti dot kontrollin e biçikletës dhe u përplas me kokë në asfalt, duke krijuar panik të madh tek të tjerët.

Mohoric u ngrit në këmbë, ndërsa u thirr autoambulanca që e dërgoi garuesin në spital për kontrolle të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco