Kombëtarja U 17/ Miqësoret ndaj Bosnjë & Hercegovinës, trajneri Bulku publikon listën

Kombëtarja U 17/ Miqësoret ndaj Bosnjë & Hercegovinës, trajneri Bulku publikon listën

15:40, 16/05/2021

Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë ditën e hënë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Bosnjë & Hercegovinës.

Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndeshjen e parë më 19 maj, duke nisur nga ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa dy ditë më vonë do të luajnë ndeshjen e dytë në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana” në ora 10:00.

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-17, Ervin Bulku ka bërë ditën e sotme publike listën me 23 lojtarë të grumbulluar, të cilët aktivizohen në kampionate brenda dhe jashtë vendit.

Që kur ka marrë drejtimin e skuadrës, Bulku ka pasur mundësinë të zhvillojë tre seleksionime, duke mundur të shikojë nga afër vetëm gjendjen e lojtarëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar, pasi për shkak të pandemisë Covid-19, ka qenë e pamundur për teknikun kuqezi të shohë ekipin e plotë edhe me lojtarët shqiptarë që grumbullohen jashtë vendit.

Në këtë grumbullim do të jenë të pranishëm 9 lojtarë, të cilët aktivizohen me klube europiane dhe jo vetëm.

Këto seleksionime dhe ndeshje miqësorë gjatë vitit do t’i shërbejnë trajnerit Bulku për të krijuar një ide përfundimtare në lidhje me grupin e Kombëtares, që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2022, ku kuqezinjtë do të përballen me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Më poshtë, lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Ervin Bulku, në prag të ndeshjeve ndaj Bosnjë & Hercegovinës:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco