Humbën ndaj Augsburgut, skuadra e Rashicës ndërron trajner

Humbën ndaj Augsburgut, skuadra e Rashicës ndërron trajner

15:26, 16/05/2021

Werder Bremen u mposht me rezultatin 2-0 në transfertën ndaj Augsburgut, që ishte njëkohësisht edhe sfidë direkte për mbijetesën, duke komplikuar kështu totalisht qëndrimin në elitë, kur ka mbetur edhe një javë nga fundi.

Image

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkundin disi skuadrën, duke shkarkuar trajnerin 38-vjeçar Florian Kohfeldt dhe rikthyer një legjendë si Thomas Schaaf, i cili ka drejtuar Werderin për plot 14 vite gjatë periudhës 1999-2013.

Gjermani 60-vjeçar do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e fundit ndaj Borussia Monchengladbach, ku do të synohet fitorja, që gjithsesi mund të mos mjaftojë për të mbijetuar, pasi nëse Werder e mbyll sezonin në pozitat aktuale, do të duhet të luajë Play Out me një ekip nga Bundesliga e dytë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco