Luajtën për 90 minuta me Napolin, shihni vlerësimin për Rrahmanin dhe Hysajn në fitoren ndaj Fiores

Luajtën për 90 minuta me Napolin, shihni vlerësimin për Rrahmanin dhe Hysajn në fitoren ndaj Fiores

14:57, 16/05/2021

Napoli arriti të fitonte me shumë vështirësi në “Artemio Franchi”. “Të kaltrit” mundën me rezultatin 2-0 Fiorentinën, duke zënë vendin e tretë në renditje dhe duke lënë Juventusin jashtë zonës Champions.

Në këtë takim luajtëm për 90 minuta edhe dy mbrojtësit shqiptar të Napolit, Amir Rrahmani dhe Elsied Hysaj, të cilët u vlerësuan nga mediat italiane për performancën e tyre.

Rrahmani u vlerësua me notën 7, ndërsa Hysaj u vlerësua me notën 6.5.

Rrahamani, 7: Performancë e mirë mbrojtëse. Por vendimtare ishte penalltia që ai fitoi në fillim të pjesës së dytë dhe që lejoi Insigne të zhbllokonte një ndeshje që po bëhej gjithnjë e më e komplikuar për Napolin.

Hysaj, 6.5 - Nuk është një detyrë e lehtë për të përmbajtur Ribery kur francezi është pranë tij. Por mbrojtësi shqiptar, çuditërisht, është një nga armët shtesë të Gattusos në këtë finale të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco