Serie A/ Napoli fiton në Firence dhe merr vendin e tretë në renditje

Serie A/ Napoli fiton në Firence dhe merr vendin e tretë në renditje

14:33, 16/05/2021

Nuk ishte një fitore e thjeshtë. Larg ndeshjes së parë, Fiorentina, tregoi vendosmëri, këmbëngulje dhe dëshirë për të dalë me pikë nga kjo sfidë. Por, Napoli që duhej të sillte fitoren në shtëpi për të lënë pas në renditje Juventusin bëri atë që duhej.

Pavarësisht tensionit në një ndeshje që dukej e barabartë, “Të kaltrit” fituan me dy gola të shënuar në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë, napoletanët prodhuan disa raste të pastra për të shënuar. Mirëpo Lorenzo Insigne ishte ishte i pafat, por ai ishte me fat sepse njëjti futbollist- pas një penalltie të goditur keq - gjeti topin në këmbët e tij dhe zhbllokoi sfidën. Episod që kaloi në avantazh napoletanët ishte rezultat i një penalltie të akorduar nga arbitri Abisso për faull brenda zonës të Milenkovic në dëm të Rrahmanit: Abisso në fillim nuk e akordoi penalltinë, por më pas ai u thirr nga VAR dhe pasi pa kontaktin në monitor dha 11 metërsh për napoletanët."Ne duhet t'i mësojmë mbrojtësit e sotëm që fanellat nuk tërhiqen më", tha komentatori i DAZN, Massimo Donati, i cili e vlerësoi si të saktë vendimin e dhënë në favor të Napolit. Ekzekutimin e 11 metërshit e mori përsipër kapiteni Insigne, i cili pa Milenkovic t’i presë penalltinë por më pas e dërgoi në rrjetë pas kthimit të topit.

Fiorentina provoi të reagojë për të rikthyer baraspeshën, por në minutën e 67’ ishte mesfushori Piotr Zielinski, që gjuajti nga distanca, ndërsa topi u devijua nga Venuti dhe përfundoi për herë të dytë në rrjetë.

Me avantazhin e dyfishtë skuadra e Gattusos e pati më të lehtë të menaxhojë lojën deri në fund dhe të marrë një 3-pikësh me mjaft vlera, ndërsa tani e sheh veten shumë pranë sigurimit të një vendi në zonën Champions, pasi për t’ia dalë duhet të bëjë të njëjtin rezultat si Juventus në ndeshjen e javës së fundit ndaj Veronës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco