VIDEO/ Fantastik Rei Manaj, sulmuesi shqiptar përmbys i vetëm rezultatin

VIDEO/ Fantastik Rei Manaj, sulmuesi shqiptar përmbys i vetëm rezultatin

13:37, 16/05/2021

Rei Manaj vazhdon të shkëlqejë në Spanjë me fanellën e Barcelona B.

Sulmuesi shqiptar po i jep fitoren 2-1 skuadrës katalanase me dy golat e shënuar  ndaj Murcias. Blaugranët e mbyllën në disavantazh pjesën e parë, mirëpo në të dytën “El Rey” shënoi dy gola duke përmbysur i vetëm rezultatin.

Fillimishtë, Manaj shënoi në minutën e 47’ nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 17 minuta më vonë 24 vjeçari mori topin nga gjysmëfusha dhe pasi shmangu dy prej lojtarëve kundërshtar goditi fortë nga jashtë zone, duke mposhtur portierin rival.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco