Pirlo: Fitore që na jep shpresë! Ronaldo më befasoi pas zëvendësimit

Pirlo: Fitore që na jep shpresë! Ronaldo më befasoi pas zëvendësimit

08:52, 16/05/2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo është shfaqur i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Interit. Pas ndeshjes, tekniku i bardhezinjve u shpreh se në rast se skuadra e tij do luante gjithë sezonin si në 2 ndeshjet e fundit, atëherë tani do flisnin për diçka tjetër dhe jo për vendin e katërt.

 “Për ne ishte e rëndësishme që të shënonim dhe të vazhdojmë të shpresojmë. E kishim detyrim fitoren sot. Të tjerët kanë dy ndeshje për të zhvilluar.

Unë nuk kam menduar ende për të ardhmen. Gjëja kryesore tani është të rikuperojmë energjitë për Kupën e Italisë, sepse kemi shpenzuar kaq shumë sot.

Ishte ndoshta hera e parë, kur Ronaldo zëvendësohet dhe është i lumtur. Ai më dha dorën kur doli, madje edhe në dhomat e zhveshjes ishte shumë i lumtur për fitoren e skuadrës.

Ne nuk do ishim këtu duke folur për vendin e katërt, nëse do të kishim dëshirën dhe vendosmërinë si në 2 ndeshjet e fundit. Tani do ishim duke folur për diçka tjetër. Diçka mungonte, veçanërisht me skuadrat që ishin më të përballueshme.

Unë mendoj se grupi është i mirë dhe kanë mundësi të japin më shumë. Ne kemi marrë lojtarë të rinj, të cilët ndoshta nuk kanë pasur shumë përvojë për këto nivele. Për mendimin tim, stafi është i mirë dhe mund të bëjmë edhe më mirë. Sigurisht gjithçka mund të përmirësohet.

Milani apo Napoli? Është e diela e shpresës. Le të shpresojmë në një hap fals të rivalëve.”, tha Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco