Tielemans çmend Leicesterin: Chelsea nokaut, ‘Dhelprat’ fitojnë  FA Cup

Tielemans çmend Leicesterin: Chelsea nokaut, ‘Dhelprat’ fitojnë FA Cup

20:31, 15/05/2021

Vetëm pak vite pasi fitoi për herë të parë në histori kampionatin anglez, Leicester shton një tjetër trofe në palmaresin e klubit, pasi ia doli të triumfojë në finalen e FA Cup, ku mposhti me rezultatin minimal 1-0 Chelsea-n.

Image

Në një “Wembley” që gjallëronte nga prania e rreth 20 mijë tifozëve, ishte belgu Tielemans që shënoi golin vendimtar në minutën e 63-të të takimit, ndërsa Chelsea gjeti golin e barazimit me Chilwell në shtesë, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Kjo është hera e parë në histori që Leicester fiton këtë kompeticion, pasi ka dështuar më parë në plot 4 finale, ndërsa pas vërshëllimës finale të arbitrit Olivier, festa e djemve të drejtuar nga Brendan Rodgers ishte tërësisht e ligjshme.

Image

Nga ana tjetër Chelsea dështon të fitojë trofeun e parë sezonal, megjithatë tri ditë më vonë do të presë sërish Leicesterin në Londër, këtë herë në një ndeshje direkte për zonën Champions të renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco