Juventus mban gjallë shpresat për Champions, triumfon mes polemikash në derbin e Italisë

Juventus mban gjallë shpresat për Champions, triumfon mes polemikash në derbin e Italisë

20:12, 15/05/2021

Juventus e bën derbin italian të vetin në fund të një ndeshjeje plot episode dhe spektakël.  Skuadra e Andrea Pirlo-s mundi Interin 3-2 , me një penallti vendimtare (në total, tre penallti të akorduara nga Calvarese) të shndërruar në gol nga Juan Cuadrado , protagonisti për badhezinjtë, që mban gjallë shpresat e të tijve për kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

 “Zonja e Vjetër” kaloi në avantazh me Ronaldon në minutën 24’, ndërkohë që Lukaku vendosi baraspeshën 10 minuta më vonë me penallti. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Juventusit pas një supergoli të Cuadrados në minutën e 48-të. E dyta ishte me të vërtetë e çmendur, ku fillimisht bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë pasi Bentakur u ndëshkua me të kuq në minutën e 55-të.

Zikaltrit e Contes vendosën baraspeshën në minutën e 83-të, ku Chiellini shkaktoi autogol, që u verifikua pas ndërhyrjes së VAR-it, i cili kishte ndërhyrë më parë edhe te dy golat e parë të ndeshjes, ku u akorduan penallti.

Ndërkohë ishte përsëri VAR protagonist në minutën e 88-të, kur u dha penallti për Juven, të cilën Cuadrado e shndërroi në gol dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Interi e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen, pasi edhe Brozovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Juventusi shkon kështu në kuotën e 75 pikëve, aq sa Milani, i vendit të tretë, që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar dhe dy më shumë se Napoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco