Nuk ishin vetëm tifozët e Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen të cilët ishin në ankth gjatë mbrëmjes së sotme.
Gjithashtu edhe ata të Chelsea-t dhe Porto-s pritën me emocion përballjen midis skuadrave të tyre . Padyshim, tifozët anglezë ishin pak më të sigurt dhe të qetë se sa homologët e tyre portugezë, pasi skuadra e Thomas Tuchel kishte fituar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë ndaj luzitanëve, falë golave të Mount dhe Chilëell.
Mirëpo, përballja e luajtur në “Ramon Sanchez Pizjuan” të Seviljes, nuk rezultoi aspak e lehtë për londinezët, të cilët u mundën me rezultatin 0-1 nga Porto.
Supergoli i Taremit i realizuar në minutën e 94-t nuk mjaftoi për portugezët, pasi nuk kishte kohë për të barazuar shifrat dhe më pas të tentohej përmbysja. Në këtë mënyrë, skuadra e Tuchel pret biletën për në gjysmëfinalen e Champions-it, ku do të përballen me fituesin e çiftit Real Madrid-Liverpool.
Në ndeshjen e sotme anglezët u shfaqën ndryshe nga herët e tjera në fushë, kjo ndoshta edhe për shkak të golave të shënuar në ndeshjen e parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: