Champions/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

Champions/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

21:53, 13/04/2021

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Bie në sy fitorja 1-0 e Bayern Munich ndaj PSG-së, falë golit të shënuar nga Choupo-Moting në minutën e 40-të.

Parisienët patën disa raste të pastra me Neymar për të kaluar në avantazh, por brazilianit ia mohojë golin njëherë traversa dhe një herë shtylla.  Kujtojmë që sfida e parë në "Allinaz Arena" ka përfunduar me rezultatin 2-3 në favor të Paris SG.

Ndërsa ndeshja mes Chelsea-t dhe Porto-s është mbyllur në barazim pa gola. Londinezët kanë për detyrë vetëm të mbrojnë rezultatin, pasi në takimin e parë kanë fituar 2-0.

Rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco