Milani merr lajmin e mirë, rikthehen lojtarët e dëmtuar

Milani merr lajmin e mirë, rikthehen lojtarët e dëmtuar

22:56, 09/04/2021

Rafael Leao u kthye një ditë më parë në stërvitje, por pas portugezit me grupin janë stërvitur dje edhe Brahim Diaz me Mario Manxukiçin, të cilët duket se i kanë hedhur pas krahëve problematikat respektive në kavilje.

Ky është një lajm i mirë për Stefano Piolin, i cili ngadalë po rikuperon të gjithë skuadrën pasi edhe Romanjoli vijon të jetë pjesë e grupit për pjesën atletike pas shqetësimit në pulpë që e mbajti larg fushave për më tepër se një muaj. Pas operacionit në gju, Davide Kalabria është i vetmi kuqezi që vijon të stërvitet veçmas, por edhe rikthimi i tij nuk duket i largët. Burime pranë “Djallit” bëjnë të ditur se mbrojtësi i krahut do të përfshihet në stërvitje pas dhjetë ditësh nëse konsulta e së hënës do të rezultojë pozitive.

Duke u rikthyer te Mario Manxukiç, mediat italiane bëjnë të ditur se qëndrimi i tij te Milani për një tjetër sezon nuk është i sigurt as edhe në rast se ekipi arrin të kualifikohet në Champions. Kroatit i duhen të paktën pesë gola në 9 takimet e mbetura për të treguar se mund të jetë funksional te kuqezinjtë dhe se 1.8 milionë eurot e arkëtuara për gjysmë sezoni nuk ishin një investim i hedhur dëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco