Zamparini: Dybala, largohu nga Juventus

Zamparini: Dybala, largohu nga Juventus

21:50, 09/04/2021

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka folur për të ardhmen e Paulo Dybalas.

Zamparini deklaroi për “Radio Sportiva” që ai dhe Dybala janë në kontakte rregullisht dhe ai e ka lutur sulmuesin argjentinas që të largohet nga Juventusi.

“Atij i dëshiroj gjithmonë më të mirën, është një kampion, është i jashtëzakonshëm”, tha ai.

“Më ka bërë të ndihem mirë kur shënoi kundër Napolit, i dërgoj mesazhe duke i thënë të largohet nga Juventusi”, shtoi ai.

“Duhet të jetë motori i skuadrës dhe të ndërtojë lojën për bashkëlojtarët”, tha Zamparini.

“Që nga ardhja e Ronaldos, nuk është më Dybala që njohim ne, nuk mund të luajnë të dy së bashku. Paulo duhet të shkojë në Barcelonë apo Real Madrid, pastaj atje do ta bënte ndikimin e tij”, përfundoi Maurizio Zamparini.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco